Daçiq në Ganë fton të gjitha vendet të presin fundin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Lajme

Daçiq në Ganë fton të gjitha vendet të presin fundin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Nga: F.B Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:35
Ivica Daçiç

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka ftuar në Akra të gjitha vendet që të presin fundin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe deri atëherë të kenë pozitën e statusit neutral, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Lutja jonë të për të gjithë që të kenë parasysh dialogun e Beoradit me Prishtinën vazhdon edhe më tutje dhe bëhet fjalë për ruajte të sovranitetit dhe integritetit që mund të i ndodhë secilit vend. Nëse bota udhëhiqet me politikën e akteve të njëanshme, që një pakicë të shpall shtetin e vetë atëherë të gjitha vendet janë në rrezik ", ka thënë Daçiq në takim me kolegen nga Gana Shirli Boçvej.

Ai ka thënë se pas shpalljes së rezultateve të dialogut në OKB, vendet mund të vendosin nëse respektojnë rezultatin.

"Me këtë i jepet mbështetje dialogut, sepse Prishtina thotë – nuk ka nevojë për dialog kur sipas tyre pavarësinë e saj e kanë pranuar 116 shtete, që është gënjeshtër ", tha Daçiq duke shtuar se shqiptarët thonë se nuk ka nevojë për kompromis.

Ai ka thënë se gjatë dy viteve të fundit 13 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa ajo nuk kishte sukses të hyj në Interpol, UNESCO dhe as në OKB, as në organizatat tjera.

Ndërkohë që më pas ai ka fol edhe për raportet që duhet të ndërtojnë Serbia me Ganen, që nga hapja e ambasadave edhe në bashkëpunimet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat