Reagim dhe akuzë e ashpër ndaj Ali Ahmetit: Ai është i implikuar në vrasjen e këtij komandanti

Lajme

Reagim dhe akuzë e ashpër ndaj Ali Ahmetit: Ai është i implikuar në vrasjen e këtij komandanti

Nga: D.RR Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:31
Ali Ahmeti

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i ka reaguar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, pasi që në materialin e fundit të përgjuar që e publikoi i ashtuquajturi El Cheka, ku bisedojnë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetari, Musa Xhaferi, në përgjimet e fundme dëgjohet kur këta dy ofendojnë Ballistët.

Kryetari i Ballit, Gazmend Islami, ka akuzuar në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, Ali Ahmetin, duke thënë se është i implikuar në vrasjet e shqiptarëve dhe të komandant Harun Aliut.

Ai kërkon nga Ahmeti që të kërkoj falje publike.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj Ali Ahmetit

Ali Ahmeti është njeriu më kontrovers i politikës shqiptare, i cili gjatë gjithë kohës ishte i kyçur në strukturat ilegale të kohës, mirëpo me përfundimin e luftës në Maqedoni, shihet qartë se punoi jo për interesat e shqiptarëve, por punoi vetëm për interesat e tij të ngushta personale dhe të subjektit politik. Kjo më së miri u pa që asnjëherë nuk u arrit marrëveshja e Ohrit të implementohet dhe çështja shqiptare në Maqedoni të jetë një çështje e kryer, mirëpo çdoherë të jetë pjesë e pushtetit kriminal të pushtetit që ishte pra një projekt antishqiptarë dhe ishte një projekt ku shqiptarët degradoheshin çdo ditë e më shumë.

Mund të them që Ali Ahmeti është edhe i implikuar në eliminimin e shumë komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e dimë mirë se si shkoi dhe si u ekzekutua Harun Aliu, komandanti i parë mund të themi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në pjesën e Iliridës, por ai ishte skenar i përgatitur nga ky klan mafioz me Ali Ahmetin.

Mua më habit fakti që Ali Ahmeti përqesh figurat dhe përqesh emrin e partisë nacionaliste Balli Kombëtar, pasi që ishte mburoja e shqiptarisë gjatë luftës botërore në rajonin nga vjen ai.

Ali Ahmeti është i implikuar edhe në vrasjet e shqiptarëve, pra të Esat Ndrecajt e gruit të tyre që ranë heroikisht në luftën e Kumanovës, në një inskenim dhe tradhti që i bën po këta, po ky njeri shqiptarëve, pasi ata shkuan për të ndihmuar për çështjen shqiptare atje, për shkak se gjaku i derdhur ishte i shkelur nga Ali Ahmeti, kështu që nuk pritet asgjë e mirë nga ai dhe vetëm mund t’i themi që ne si Balli Kombëtar Demokrat, jemi krenar për luftën dhe nacionalizmin tonë dhe i bëj thirrje që të kërkojë falje publike dhe të shkoj e të vendos lule te komandanti i Balli, Xhim Gostivari, i cili ishte prijësi i asaj ane.

Ali Ahmeti është një binom i Hashim Thaçit, pra është një personalitet i cili e harron çështjen kombëtare për shkak të interesave personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat