Gjukanoviç: Vendim historik i Thaçit dhe Vuçiqit që të fillojnë bisedimet

Lajme

Gjukanoviç: Vendim historik i Thaçit dhe Vuçiqit që të fillojnë bisedimet

Nga: F.B Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:52
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ka vlerësuar se problemi i Beogradit dhe Prishtinës tejkalon interesat e Serbisë dhe Kosovës dhe se është me rëndësi historike vendimi i presidentit të Serbisë dhe Kosovës Vuçiq e Thaçi që të fillojnë dialogun, shkruan “Beta” përcjell “Bota Sot”.

"Këtë mund ta konfirmoj si fqinj qëllim mirë, si dikush që 30 vite është akter i politikës regjionale” ka thënë presidenti malazez në Forumin “Globsec” në kuadër të diskutimit për Ballkanin Perëndimor në Bratisllavë.

Si shtoi ai, e di mirë dimensionin historik të këtij problemi dhe e di sa është ngarkesë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën por për të gjithë regjionin ajo historia e raporti shqiptaro-serb dhe Serbi e Kosovë.

" Kam kurajo të them se është me rëndësi historike vendimi i Vuçiqit dhe Thaçit të fillojnë dialogun në këtë temë. Këtë e vlerësoj shumë më tepër se që mund të konkludohet edhe nga bisedimet e sotshme po posaçërisht nga interpretimi i këtyre rrethanave që dëgjojmë muajve të fundit ", ka thënë Gjukanoviç në panelin ku merrnin pjesë edhe Thaçi edhe Vuçiq.

Ai nënvizoi se edhe Thaçi edhe vuçiq kanë thënë se është e pamundur kjo çështje të zgjidhet veçmas, pasi bëhet fjalë për çështje bilaterale dhe duhet zgjidhet me kompromis edhe respektim të interesave të dy palëve.

"Është shumë me rëndësi të kuptojmë se këtë çështje duhet të zgjidhim në këtë kohë duke u nis nga pika e respektimit të realitetit që ka ndodhur në ndërkohë. Ndoshta këtë Vuçiq nuk rezonoj kështu dhe nuk insistoj në këtë, por rrethanat se u ul në tavolinë dhe është gati të bisedoj për zgjidhje afatgjatë. Mos të donte të ulej në tavolinë do përsëriste se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë sepse ashtu thotë kushtetuta ", tha Gjukanoviç.

Ai ka shprehu shpresën se dy presidentët Vuçiq dhe Thaçi do të vazhdojnë dialogun.

"Mendoj se më e rëndësishmja është të vazhdoj dialogu, që pjesëmarrë3sit të kthehen në tavolinën e bisedimeve” ka thënë Gjukanoviç duke shtuar se shpreson se është e mundshme zgjidhja për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat