Hanë panine të paketuara në spital, vdesin tre pacientë

Lajme

Hanë panine të paketuara në spital, vdesin tre pacientë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 06:26
Ilustrim

Tre pacientë kanë gjetur vdekjen në Angli, si pasojë e një epidemie listerie. Përhapja e bakterit është lidhur me paninet e paketuara që konsumohen brenda spitalit.

Rastet vijnë nga spitale të ndryshme dhe nuk dihet koha se kur janë blerë.

Pacientët gjetën vdekjen në spitalet e NHS Foundation Trust të Manchester University, në Hilton Foundation dhe në spitalin Aintree University të Liverpool.

Furnitori ‘The Good Food Chain’, kërkoi që të nisin hetimet lidhur me produktet e tyre.

“Good Food Chain”, ishte furnizuar me mish të prodhuar nga North Country Cooked Meats, i cili rezultoi pozitiv nga histeria.

Rastet e listerisë janë shfaqur tek gjashtë pacientë të sëmurë rëndë, tre prej të cilëve gjetën vdekjen gjatë kësaj jave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat