Parandalohet atentati ndaj Dodik, arrestohet personi që deshi ta vriste

Lajme

Parandalohet atentati ndaj Dodik, arrestohet personi që deshi ta vriste

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 22:34
Milorad Dodik

Z.H. nga Lukavaci dyshohet se përmes rrjetit social Facebook, ka nxitur të tjerët për ta vrarë presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik. 
Sipas informatave të mediave serbe, Z.H. kërkoi një snajper që ta vriste politikanin e serbëve të Bosnjes.

Mirana Miljanoviq, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Republikës Srpska, tha se Drejtoria për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit paraqiti një raport në prokurori kundër Z.H., nën dyshimin e krimit “nxitje e aktiviteteve terroriste”.

Personi i arrestuar, më 23 janar të këtij viti në llogarinë e tij në Facebook, shkroi për idenë e vrasjes së Milorad Dodik dhe zyrtarëve të tjerë të Republika Srpska.

Sipas mediave, ai në llogarinë e tij kishte filluar një nismë për të angazhuar snajperistë për vrasjen e Dodikut.

Nga hetimet e policisë, kishin ardhur në përfundim se llogaria e tij nuk është një profil i rremë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti një pistoletë, një granatë dore, telefona celularë dhe material tjera propagandistike, shkruan B92.

Ndërsa, personi sipas policisë konfirmohet të jetë boshnjak, por nuk është anëtar i ndonjë lëvizjeje ektremiste.

Ndërkaq, policia ia ka mbyllur llogarinë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat