Vuçiq rreth takimit të Palmer me opozitën: Kështu mendojnë fëmijët e vegjël

Lajme

Vuçiq rreth takimit të Palmer me opozitën: Kështu mendojnë fëmijët e vegjël

Nga: F.B. Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:26
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka komentuar shkrimet e medieve për takimin e zyrtarit të ShBA-ve Palmer me opozitën gjatë qëndrimit në Beograd, duk u shpreh se nuk i intereson çka ka biseduar lideri i Dveri-it,  Boshko Obradoviç ka biseduar me Palmer duke i përkujtuar opozitën se në pushtet arrihet me vullnet të popullit jo “ me takime me amerikanët”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen se ambasadori amerikan dhe Obradoviç e fshehin këtë fakt nga opinioni dhe çfarë mund të kishte sekret, Vuçiq ka thënë: "Nuk kam ide çka kanë pasur sekret e çka publike, As që mërzitem për këtë, ose pse janë takuar, le të bëjnë çfarë të duan le të duhen nëse duan. Populli është ai që vendos."

Disa mendojnë se kur takohen me amerikanët - "ja , erdhën në pushtet ". " Kështu mendojnë fëmijët e vegjël. Kohët kanë ndryshuar duhet të kenë mbështetjen e popullit", tha ai.

Gazeta "Danas" i thirrur në burime diplomatike ja thënë se Palmer ka transmetuar porosinë e administratës së Uashingtonit se ShBA nuk mbështesin bojkotin sepse konsiderojnë se ashtu rrëzohen parimet demokratike. Ndërsa biseduesit i kanë thënë Palmerit se do bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk ka reforma dhe kushte si dhe “hapjen” e medieve për opozitën.

Agjencia Beta ka shkruar se sipas burimeve të saj partitë opozitare që bojkotojnë punën e Kuvendit kanë deklaruar se  në takim me zyrtarin e Departamentit të Shtetit ka pasur fjalë për zgjedhje, por kanë mohuar se ai ka kërkuar që opozita të marr pjesë në to.

"Palmer ka pyetur nëse do dilnim në zgjedhje nëse pushteti nuk ndryshon asgjë në kushtet zgjedhore, ndërsa qëndrim ynë unanim ishte se nuk do dilnim. Nuk ka pasur asnjë kërkesë apo marrëveshje rreth kësaj",tha burimi i “Beta”.

Ka reaguar edhe lideri i Lidhjes për Serbie (SzS) Dragan Gjilas që ka theksuar se zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit nuk ka kërkuar nga opozita të marr pjesë në zgjedhje.

"Informata për takimin e opozitës me Metju Palmer është publikuar nga 'Danas' është e vërtetë sikurse edhe ajo e 'Informer' për takimin e njëjtë. Metju Palmer nuk ka kërkuar nga opozita që të marrim pjesë në zgjedhje dhe nuk kuptoj arsyen e publikimit të kësaj dezinformate", ka thënë Gjilas për Beta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat