Arrestohen Imer Shahini, Binak Gjergjaj e Ramiz Borduniqi – pritet ekstradimi i tyre në SHBA

Lajme

Arrestohen Imer Shahini, Binak Gjergjaj e Ramiz Borduniqi – pritet ekstradimi i tyre në SHBA

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:46
Ilustrim

Imer Shahini, i cili është në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar të martën në Fushë Kosovë nën akuzat se ka kryer mashtrime milionëshe.

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën biznesmenin kosovar Imer Shahinin, mikun e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, shkruan Insajderi

Shahini, i cili është në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar të martën në Fushë Kosovë nën akuzat se ka kryer mashtrime milionëshe.

Burime të Insajderit brenda autoriteteve shtetërore të drejtësisë kanë konfirmuar se Imer Shahini pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Shahini është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të Neë York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre tashmë të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Aksioni i Policisë së Kosovës, i cili nisi me arrestimin e Imer Shahinit të martën, ka vazhduar edhe të mërkurën.

Një ditë pas arrestimit të Shahinit, Policia ka arritur të arrestojë edhe Binak Gjergjajn dhe Ramiz Borduniqin, po ashtu të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat