Jeremiç: Serbëve në Kosovë jeta iu është bërë e padurueshme

Lajme

Jeremiç: Serbëve në Kosovë jeta iu është bërë e padurueshme

Nga: F.B. Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:57
Vuk Jeremiç

Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiç ka deklaruar se “jeta serbëve në Kosovë iu është bërë e padurueshme’ sepse përballen me presione fizike edhe politike dhe kërcënime “së pari nga bartësit e pushtetit të strukturave lokale të Listës Serbe, por edhe si shkak u shkeljes së krenarisë njerëzore dhe problemeve ekzistenciale’”, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Ai në intervistë për “Danas” ka thënë se në bisedë me qytetarët ia kanë transmetuar këtë gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Deçan.

"E gjithë jeta është suspenduar në pritje të shthurjes së situatës rreth bisedimeve të statusit, ndërsa në ndërkohë lulëzon krimi dhe korrupsioni si asnjëherë deri tash. Përshtypja më e fortë që moranga atje është se tek qytetarët kanë brengë të madhe posaçërisht mes atyre që jetojnë në jug të Ibrit. Ata me shumë skepsë përcjellin ngjarjet dhe frikësohen nga pasojat që do ketë ‘përcaktimi i kufirit’” ka thënë Jeremiç. 

Shkaku kryesor i vizitës në Kosovës që nga dora e parë vetë qytetarët të mësoj për telashet dhe problemet me të cilat përballen d e janë frika kryesore.

"Shkak tjetër me rëndësi ishte shtrirja e infrastrukturës partiake dhe themelimi i këshillave komunale të Partisë Popullore në Kosovë dhe kësaj vere do formohen dy këshilla dhe ai krahinor. Pas funksionalizimin e infrastrukturës partiake vështirë mund të i kundërvihesh këtij pushteti në një pjesë në Serbisë para së gjithave në Kosovë", tha  Jeremiç.

Lidhur me pjesëmarrjen e presidentit Vuçiq dhe Thaçi në takimin e Parisit, Jeremiç ka thënë se nuk ka informata të bazuara për këtë por nuk është shumë optimist lidhur me atë takim.

"Mendoj se edhe Vuçiq edhe Thaçi po tentojnë të minimizojnë angazhimin e akterëve evropian në procesin e Kosovës sepse tek ata nuk ka shumë mirëkuptim me ‘përcaktimin e kufirit’ përkatësisht ndarjen. Ata dy në këtë moment shumë më tepër shpresojnë mbështetje nga një vend tjetër", ka thënë Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat