Profesori i njohur amerikan dhe miku i shqiptarëve, Alon Ben-Meir, e ka pyetur kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, se si mund të ndihmojë Erdogani Kosovën në integrimet Evropiane, kur vet ai nuk është i mirëseardhur në Evropë, transmeton "Bota sot".
Profesori amerikan ka shkruar se Erdogani është mik i Rusisë dhe jo i Evropës.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vizituar Turqinë këto ditë dhe është takuar me njerëz të Erdoganit.