Le Courrier des Balkans: Katastrofa humanitare në veri me regji të Beogradit

Lajme

Le Courrier des Balkans: Katastrofa humanitare në veri me regji të Beogradit

Nga: F. B. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:19
Mitrovica veriore

Në harkun mes Beogradit dhe Prishtinës banorët e veriut të Mitrovicës edhe njëherë po paguajnë çmimin e manipulimit të liderëve të Serbisë dhe Kosovës, kësaj radhe arsyetim është taksa e vendosur ndaj mallrave serbe shkruan portali francez “Le Courrier des Balkans”.

Në reportazhin “Veriu i Kosovës: ‘katastrofa humanitare’ ne regji”, ai përshkruan raftet e zbrazëta, por konstaton se ajo q mungon mund të blihet lehtë në anën tjetër të lumit ku jetojnë shqiptarët.

“Para disa muajve përkundër taksës ndaj mallit serb që ka vendos Prishtina, mali arrinte përmes kombi-busve në ‘rrugë alternative’ ka thënë Ksenija Bozhoviç drejtuese e Iniciativës Qytetare SDP bashkëpunëtore e Oliver Ivanoviqit.

Por tri javë më parë Policia e Kosovës dhe Dogana nuk lejojnë të kaloj malli. “Kohë më parë ka pasur konfrontim të policisë dhe një tregtari, pasi ajo donte të konfiskonte mallin dhe në ndihmë i shkuan fqinjët”, tregon një tregtar.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është kokëfortë dhe nuk pranon të heq taksën me qëllim të shtrij “kontrollin” edhe në veri për të ndaluar ndarjen e territorit që kanë përmendur Vuçiq e Thaçi, shkruan portali.

Kjo përpjekje është dëshmuar “me aksionin spektakular të policisë në kërkim të kontrabandistëve. Kufiri i Shqipërisë është plotë kontrabandë dhe nuk u arrestua askush, kjo është vetëm arsyetim ndërkohë që qëllimi ishte të kyçet veriu në Kosovë”, ka thënë një burim i portalit.

Vuçiq si përgjigje ka bërë regji të “katastrofës humanitare” duke premtuar se  nuk do lejoj që populli atje të vdes urie. Mediat dhe shërbimet e pushtetit serb vetëm për këtë flasin.

Paralajmërimi i “katastrofës humanitare” është përgatitur nga Liste Serbe që është përfaqësuese e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Vuçiqit në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve të Veriut të Kosovës Radosh Petroviç ka mbajtur takim me tregtarët dhe iu është urdhëruar që me 1 dhe 2 korrik të mbyllen dyqanet si protestë ndaj doganës.

“Ndonëse nuk shes mall, më është thënë se më mirë që dyqani të jetë i mbyllur” ka thënë një dyqani frizer, po ashtu janë shpërndarë fletë njoftime ku kërkohet mos të blihet mall në jug të Mitrovicës, depot e rezervave ushqimore janë të mbyllura e gjithë kjo po bëhet me qëllim uniteti kombëtar”, shkruan portali francez.

Le Courrier des Balkans  shton se mbi të gjitha qytetarët po terrorizohen , por pasi nuk ka  telashe me kalue në jug, shumë prej serbëve furnizohen atje. Mësohet se një tregtari për këtë iu thye automjeti, ndërsa dy gra kanë marr flakaresha sepse kishin ble artikuj. Bozhoviq ka thënë se këtë e kanë bërë simpatizuesit e SNS të Vuçiqit për të “mbjellur frikë”.

Derisa strategjia e kryeministrit Haradinaj është e qartë, strategjia e presidentit serb Vuçiq është e paqartë. A është ky tentim që opinionit të i tregohet se zgjidhja e vetme është ndarja me shqiptarët dhe ndarja e territorit apo njohja e pavarësisë mbetet të shihet, thotë portali.

Në çdo situatë serbët e Kosovës nuk do befasohen nëse e shohin Vuçiqin si ndan miell, sheqer e qumësht si shpëtues i madh e gjithë kjo në përcjellje të ushtrisë dhe shërbimeve të tij. Pa dhënë njoftim pse mos të shkojnë në jug të furnizohen.

Serbët e Kosovës po ashtu e dinë se Haradinaj nuk do sqaroj asnjëherë pse me taksa dëshirohet të ndalohet blerja e mallrave serbe në të cilat janë mësuar. Qytetarët ndodhen mes dy zjarreve shkruan gazeta franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat