Shqiptarët posedojnë 133 mijë lopë

Lajme

Shqiptarët posedojnë 133 mijë lopë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:37
ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi ka publikuar një anketë të Ekonomive Bujqësore.

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 418 581.76 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët). Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 52.1 %), si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 45.0 %, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanet) 2.6%, dhe kopshtet me 0.2%.

Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (188 359.07 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 123 869,20 ha (65.8 %); bimë foragjere me 36 208,81 ha (19.2%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 289,06 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8,286.37 ha (4.4%); patate 3 606.21 ha (1.9 %); bishtajore 2 969.41 ha (1.6%); bimë industriale 328.61 ha (0.2%); kultura të tjera 2 318.37 ha (1.2%) dhe tokë djerrinë 10 772.09 ha (5.7 %).

Ndërsa, numri i gjedhëve del që është 258 mijë e 62 krerë. Më shumti ka dele, 181 mijë e 105 krerë, i dhive është 28 mijë e  703 krerë; i derrave është 40 mijë e 164 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) është 1 mijë e 944 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) është 2 568 032 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve ishte 182 mijë e 476.

Kurse numri i lopëve është 133 mijë e 342 krerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat