Pamje kur KFOR-i gjerman i vranë dy serbë në mes të Prizrenit

Lajme

Pamje kur KFOR-i gjerman i vranë dy serbë në mes të Prizrenit

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:41
Pamje nga video

Në vitin 1999 dy paramilitar serbë ishin vrarë në qendër të Prizrenit nga KFOR-i gjerman, teksa ishin duke levizur në rrugë me një veturë të armatosur.

Videoja e cila është xhiruar nga AP-ja dhe publikuar në Youtube ku shihet teksa KFOR-i gjerman i vretë dy paramilitarët serbë përshkak të rrezikshmërisë së lartë.

Njëri nga paramilitarët serbë raportohej se u ka mbijetuar plagëve për disa minuta dhe më pas ka ndërruar jetë.

Vrasje e këtyre dy serbëve ka ndodhur pas tërheqjës së ushtrisë paramelitare serbe nga Kosova. Ishte koha kur refugjatët kishin filluar të ktheheshin nëpër shtepitë e tyre. 

Këto pamje në video shfaqin momentin kur trupat gjermane të NATO-s, në kuadër të KFOR-it vrasin dy snajperistët serbë në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat