Momenti kur aeroplanin e godet rrufeja, kishte edhe shqiptarë në të

Lajme

Momenti kur aeroplanin e godet rrufeja, kishte edhe shqiptarë në të

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 11:48
Momenti kur aeroplanin e godet rrufeja, kishte edhe shqiptarë në të

Dita e djeshme ka mundur të jetë fatale për qindra udhëtarë të avionit “Finnair”. Aeroplani i kompanisë finlandeze është goditur nga rrufeja pak momente pasi ishte ngritur në ajër.

Aeroplani që po fluturonte për në aeroportin e Heraklionit në Greqi arriti të mbahej në ajër duke i shpëtuar më të keqes.

Për 20 minuta, aeroplani bëri xhiro në ajër, para se të rikthehej në pistë për të ateruar. Një nga pasagjerët e këtij aeroplani ka qenë shqiptar.

“Ka qenë moment panike. Jemi frikësuar tej mase pasi që ka patur dridhje të aeroplanit. Në aeroplan ka patur disa shqiptarë. Që të gjithë kemi qenë duke shkuar për pushime në Greqi” ka thënë pasagjeri shqiptar, i cili ka kërkuar të flas në kushte anonimiteti.

Ai ka thënë se pasagjerët janë transferuar disa orë më vonë në Heraklion me një aeroplan tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat