Vulin: Vizita e Macronit e rëndësishme për Serbinë

Lajme

Vulin: Vizita e Macronit e rëndësishme për Serbinë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:38
Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se vizita e presidentit francez Emmanuel Macron është shumë e rëndësishme për vendin e tij.

Sipas tij, arsyeja është se Franca është një vend i fuqishëm evropian dhe se është e rëndësishme që Serbia të ketë një marrëdhënie më të mirë me të.

Vulin i tha Televizionit Pink se një nga njerëzit më të fuqishëm në Evropë që dëshiron të flasë me Serbinë vjen në vizitë, ndërsa gjatë qeverisë së mëparshme ata siç tha ai “erdhën për të vendosur kushte” dhe se nuk ishte rastësi që vizita ishte caktuar një ditë pas shënimit të Ditës Kombëtare të Francës, 14 Korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat