Drecun: Liderët e Kosovës po i ikin bisedimeve - Bota Sot
Drecun: Liderët e Kosovës po i ikin bisedimeve

Lajme

Drecun: Liderët e Kosovës po i ikin bisedimeve

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:48
Millovan Drecun

I ashtuquajturi shef i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë Millovan Drecun ka deklaruar për televizionin serb Pink se liderët e Kosovës “po i ikin bisedimeve” me Beogradin sepse “e dinë se do të jenë të detyrueshëm të bisedojnë për zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për dyja palët”.

“Për ne kurrqysh nuk është e pranueshme dhe nuk do ta njohim Kosovën e pavarur të shpallur në këtë mënyrë”, ka thënë Drecun.

Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës dëshirojnë dialog me Serbinë, mirëpo që rezultati të jetë i garantuar dhe Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Me rastin e arrestimit të serbëve në Kosovë kohë më parë, ka thënë se “populli serb është nën presion të vazhdueshëm, i cili do të forcohet para zgjedhjeve”.

“Ata duan të fusin përçarje dhe të pengojnë unitetin i cili është arritur nëpërmes të Listës Serbe me Beogradin”.

“Po i përdorin individët të cilët veprojnë kundër Listës Serbe dhe pushtetit aktual në Serbi”, pretendon Drecun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...