Aksion policor në mbarë vendin

Lajme

Aksion policor në mbarë vendin

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 08:57
Policia e Kosovës

Një aksion policor është duke u zhvilluar në mbarë vendin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, por duke mos dhënë detaje rreth natyrës së aksionit.

“Asgjë më shumë se sa që është në zhvillim e sipër, pas përfundimit do të keni detajet..”, deklaroi Krasniqi.

Ndërkohë në media u raportua se ky aksion ka të bëjë me konfiskimin e armëve ilegale.

Theksojmë se aksioni i fundit i policisë i cili më pas u përcoll me një mori arrestimesh, u zhvillua në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat