Server i përgjigjet Daçiqit: Millosheviç është armiku më i madh i Serbisë - Bota Sot
Server i përgjigjet Daçiqit: Millosheviç është armiku më i madh i Serbisë

Lajme

Server i përgjigjet Daçiqit: Millosheviç është armiku më i madh i Serbisë

Nga: F.B. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:28
Daniel Server

"Madeleine Albright dhe Bill Klinton i kanë ndihmuar Serbisë që të shpëtoj nga Sllobodan Millosheviç dhe të krijohen kushte që Serbia të bëhet demokraci evropianë” ka thënë për “Danas”, Daniel Server, profesor i Universitetit të Uashingtonit Xhon Hopkins, përcjell “Bota sot”.

Ai bëri këtë deklarim duke komentuar qëndrimin e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq se populli serb nuk do të ketë armiq më të mëdhenj se presidenti Bill Klinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright.

Ndërsa lidhur me konstatimin e Daçiq se Server e ka kritikuar lidhur me paralajmërimin se do ftoj serbët të mbështesin republikanët dhe Tramp në zgjedhjet që vijnë “se dëshiron të drejtën që kanë shqiptarët që jetojnë atje”, Server ka thënë se "Daçiq po përpiqet të fsheh gabimin e tij personal që ka paralajmëruar për përcaktim dhe përzierje të qeverisë serbe në zgjedhjet amerikane në dobi të Tramp".

Server më herët ka deklaruar se nuk është deklaratë e mençur vendimi i Daçiq që në zgjedhjet e ardhshme në ShBA të organizoj mbështetje të qytetarëve serb bë Amerikë për Trampi, pasi kushdo që bëhet president i ShBA-ve nga radhët e demokratëve, Daçiqin dhe Serbinë mund ta konsideroj si armik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...