“Zbutet” Daçiq pas takimit me Palmer: Serbia e hapur për vazhdimin e dialogut

Lajme

“Zbutet” Daçiq pas takimit me Palmer: Serbia e hapur për vazhdimin e dialogut

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 18:38
Ivica Daçiq dhe Matthew Palmer

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq tha pas bisedimeve me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer se mundësia e vazhdimit të dialogut është e hapur.

Por, sipas Daçiq kjo nuk është reale derisa të formohet një qeveri në Kosovë.

Daçiq tha se Palmer është një diplomat dhe ekspert i vjetër. “Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për më shumë se dhjetë vjet”, tha Daçiq.

“Ne kemi analizuar përparësitë e punës së tij në të ardhmen dhe mund të them se nuk do të jetë një detyrë e lehtë për të, por Serbia do të jetë partner konstruktiv”, tha Daçiq.

Sipas tij, janë analizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne duhet të presim për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë dhe shpresojmë që qeveria e re të heqë tarifat dhe të hapë rrugë për vazhdimin e dialogut”, tha Daçiq.

Daçiq tha se ai gjithashtu ka biseduar me Palmer për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë nëse BE do të fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë dhe nëse Kosova do të marrë liberalizimin e  vizave.

Sipas tij, është analizuar perspektiva e situatës në të gjithë rajonin, tha Daçiq pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat