Gjuriq: Presion skandaloz në Ksenija Bozhoviç

Lajme

Gjuriq: Presion skandaloz në Ksenija Bozhoviç

Nga: F.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:23
Marko Gjuriq

Drejtori i (të ashtuquajturës) Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se “Iniciativa Qytetare e Partisë Social-Demokrate e lideri të vrarë Oliver Ivanoviç ka vendos që të paraqitet në Listën Serbe ashtu që të shkojë me shtetin e vetë dhe ka dënuar presionin në Ksenija Bozhoviç për këtë vendim” , shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Lista Serbe sipas tij do të dorëzoj sot listën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë ka thënë Gjuriq duke shtuar se është “shumë “ me rëndësi që serbët të paraqiten unik dhe të tubohen rreth Listës Serbe.

Ai ka njoftuar se Iniciativa Qytetare e Partisë Social-Demokrate e lideri të vrarë Oliver Ivanoviç (GI SDP), ka vendosur të marr pjesë në zgjedhje me Listën Serbe në mënyrë që të jetë me shtetin e vetë, ndërkohë dënoi sulmet dhe presionin ndaj saj.
 

Presioni ndaj Bozhoviç është skandaloz nga opozita dhe mediat, duke përmendur me këtë rast Gjilasin, që ka bërë presion ndaj saj.

Gjuriq ka thënë se është në interesin e jashtëzakonshëm serb që ata të paraqiten unik në zgjedhje dhe sa më shumë përfaqësues serb të afrohen me Listën Serbe.

Ai ka kërkuar nga serbët e Kosovës që shteti i tyre do vazhdoj të angazhohet dhe punoj e jetë me ta.

Si dihet zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë mbahen me 6 tetor, ndërsa sot është afati I paraqitjes së subjekteve dhe litave për zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat