Pamje të rënda: Ja videoja ku shfaq kolonel Ahmet Krasniqin e pajetë

Lajme

Pamje të rënda: Ja videoja ku shfaq kolonel Ahmet Krasniqin e pajetë

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2019 Në ora: 16:03
Kolonel Ahmet Krasniqi

Më 21 shtator 1998 në Tiranë është ekzekutuar kolonel Ahmet Krasniqi në moshën 50 vjeçare.

Edhe pas gjithë kësaj kohe, vrasja e tij është mbetur një mister i pandriçuar.

Edhe pse shumë personalitete në Kosovë e Shqipëri kanë dhënë sado pak detaje për këtë vrasje, mirëpo kjo vrasje mbetet ende e pazbuluar.

Në Youtube vite më parë është postuar një video ku shihet trupi i pajetë i ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, homazhet dhe varrimi i tij, në Tiranë.

Në këtë xhirim, përveç familjarëve dhe miqve të Krasniqit të ndjerë, shihen edhe disa prej ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si kryetari i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa - atëherë ministër i Ekonomisë dhe Financave, deputetë të Kuvendit të Kosovës që kishin shpallur Republikën e Kosovës (ndër të cilët Ilaz Ramajli, atëherë shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë), si dhe personalitete të shumta shtetërore, politike e publike të Kosovës dhe të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat