PSK: Lista Serbe po kërcënon e shantazhon popullin - Bota Sot
PSK: Lista Serbe po kërcënon e shantazhon popullin

Lajme

PSK: Lista Serbe po kërcënon e shantazhon popullin

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:42
Lista Serbe

Partia e Serbëve të Kosovës deklaroi përmes një komunikate për shtyp se e kupton frikën dhe shqetësimin që Lista Serbe e ka nën lëkurë nga humbja reale në zgjedhjet e 6 tetorit, por që këtë nuk do ta pranojnë si arsye as të drejtë që ajo t’i kërcënojnë votuesit as t’i kushtëzojnë ata me vende pune.

Komunikata e plotë e Partisë Serbe të Kosovës

Partia Serbe e Kosovës e kupton frikën dhe shqetësimin që Lista Serbe  ka nën lëkurë, por me gjithë frikën reale nga humbja në zgjedhjet që po vijnë, ne nuk e pranojmë këtë si arsyetim për t’i kërcënuar votuesit dhe shantazhuar punëtorët më vendet e tyre të punës.

Të dashur vëllezër nga Lista Serbe,  me kërcënimet tuaja të rënda dhe përpjekjet për të shantazhuar popullin, ju po tregoni se frika ka mbizotëruar në mendjet tuaja.

Partia e Serbëve të Kosovës do ta informojë KQZ-në, Prokurorinë e Kosovës dhe PK-në për kërcënimet që ju po ua bëni këto ditë anëtarëve të komisioneve zgjedhore, të cilët janë miratuar në mënyrë të rregullt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke dërguar fakte të mbledhura dhe deklarata të viktimave të cilët u janë nënshtruar kërcënimeve dhe presionit.

Synimi juaj për të përdorur metoda dhe rregulla tjera,  nga ato të përcaktuara me ligj në ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë sukses, e ai qëllim është evident.

Ne i ftojmë qytetarët të na raportojnë çdo kërcënim, shantazh dhe presion, në mënyrë që të mbrojmë të drejtën tonë për lirinë e mendimit dhe veprimit politik, dhe t’i dërgojmë abuzuesit dhe banditët, atje ku e kanë vendin me ligj”, thuhet në komunikatën e  Partisë së Serbëve të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...