Vajza e Ukshin Hotit i reagon ashpër Kadri Veselit, kjo është arsyeja

Lajme

Vajza e Ukshin Hotit i reagon ashpër Kadri Veselit, kjo është arsyeja

Nga: N.Sh Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:20
Erleta Hoti dhe Kadri Veseli

Ish gazetarja dhe e bija e patriotit Ukshin Hoti, Erleta ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit i cili ka kërkuar nga gratë që të lindin 3-4 fëmijë dhe do të marrin 1000-1500 euro.

E këtë deklaratë të Veselit ajo e quan idiote, ndërsa kërkon edhe reagimin e OJQ-ve të femrave.

Madje, Hoti deklaratën e Kadri Veselit e krahason me propagandat e Serbisë të viteve të 80-ta.

“Pse nuk reagojnë OJQ-të e femrave ndaj deklaratave idoteske të Kadri Veselit: Lindi nga 3-4 fëmijë dhe merri 1000- 1500 euro?! “, shkruan ajo.

“O Kadri mbetsh me barë! I lindsh katër fëmijë dhe lus të përkujdesh për mirëqenien, shëndetin, pampersat, vizitat te pediatri dhe arsimimin e tyre. 1500 euro i ke, plus 1 cent gratis veç mos me të ndi mo tu folë kot. Fjalët e tua ta çojnë mallin e propagandave të Serbisë të 80-tave: “Shqiptarët janë si majmunë. Pos që dijnë me prodhu fëmijë nuk vlejnë për kurgjo tjetër””, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat