Vuçiq i nisë konsultimet për zgjedhjet në Serbi

Lajme

Vuçiq i nisë konsultimet për zgjedhjet në Serbi

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:28
Aleksander Vuçiq

Kreu i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka filluar konsultimet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në prill të vitit 2020 në Serbi.

Kreu i “SNS”-së, Vuçiq, ka takuar sot ministrin serb të Tregtisë, Rasim Ljajic, i cili gjithashtu është edhe kryetar i Partisë Socialdemkrate në Serbi.

 “Konsultimet e para për zgjedhjet që po vijnë, me një mik, kreun e SDPS’së, Rasim Ljajic”, ka shkruar Aleksander Vuçiq në një fotografi të cilën e ka publikuar në Instagram në kuadër të fushatës së tij të quajtur “E ardhmja e Serbisë”, shkruan RTS.

Ndërkohë derisa Vuçiq po përgatitet për zgjedhjet e reja, në Kosovë procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit po shkon drejt fundit.

Sipas shumë ekspertëve dhe njohësve të çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor , qeveritë e reja që do të dalin pas zgjedhjeve si në Kosovë poashtu edhe në Serbi, do të jenë ‘qeveri të dialogut’, pasi që tashmë janë aktivizuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, për të rinisur dialogun dhe për të arritur një marrëveshje fianle deri në verën e vitit 2020.

Ndërkohë e njëjta gjë vlenë edhe për qeverinë e re të Serbisë e cila do të dalë pas zgjedhjeve të cilat do t’i mbajnë në pjesën e parë të vitit 2020.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompoe, në shtator kishte emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, ndërkohë Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkuar edhe më tej, duke emëruar si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun Prishtinë-Beograd, ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Ky vendimi i Trump është komentuar shumë, disa janë befasuar për të keq, ndërkohë disa kanë thënë se preisdenti amerikan dëshiroj të sigurohet që në dialogun Kosovë-Serbi do të respektohet 100 për qind interesi amerikan, meqenëse Richard Grenell konsiderohet si njeri shumë i afërt i Trump.

Një emisarSpecial për Dialogun pritet që ta ketë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, institucion ky që do të luaj rolin kryesor të nder ndërmjetësimit në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat