Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, gjendet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ajo po ndjekë ndeshjen mes Kosovës dhe Gjibraltarit, përcjell Bota sot.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se sot e përgjithmonë do të jetë me Kosovën.
“#meKosovën, sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani sipër fotos, ku shihet me bashkëshortin e saj./BS