Lideri i DSS Jovanoviç: Në mënyrë fizike do të pengoja mbledhjen ku tema do të ishte pranimi i recesionit të Kosovës

Lajme

Lideri i DSS Jovanoviç: Në mënyrë fizike do të pengoja mbledhjen ku tema do të ishte pranimi i recesionit të Kosovës

Nga: F.B Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:28
Milosh Jovanoviç

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviç ka deklaruar se opozita me më shumë efikasitet do mbronte Kushtetutën dhe pamundësonte që pushtetit të pranoj recesionin e Kosovës nëse do të jetë në parlament pas zgjedhjeve, se të jetë e dënuar të bëjë luftë jo parlamentare, shkruan “Beta” përcjell “Bota Sot”.

Ai në një intervistë për javoren "Afera"ka thënë se është i gatshëm që fizikisht të pamundësoj mbledhjen në të cilën temë do të ishte pranimi i recesionit , përkatësisht vërtetimi i marrëveshjes së Beogradit me Prishtinën.

Jovanoviç ka shtuar se puna dhe angazhimi jashtë parlamentit është me dëm të shumëfishtë.

Lideri i DSS ka përsëritur qëndrimin se dorëzimi i krahinës jugore në përgjithësi apo përmes përcaktimit të kufirit në raportin 90 ndaj 10 për qind, ka hapur një cikël të re gjeo-politik të jo stabilitetit dhe konflikteve në Ballkan.

"Me atë pa dyshim do hapet çështja e krijimit të Shqipërisë së madhe, që do destabilizoj Maqedoninë dhe Malin e Zi. Prandaj është e nevojshme të luftohet për Kosovën kryekëput në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe rezolutës 1244 të KS të OKB-së”, ka thënë Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat