Dalin pamjet: Rama darkë me Vuçiqin në Ohër

Lajme

Dalin pamjet: Rama darkë me Vuçiqin në Ohër

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 23:30
Rama darkë me Vuçiqin

Në Ohër po zhvillohet Samiti dy ditor në kuadër të nismës për mini Shengenin Ballkanik.

Pas takimit informal 120 minutësh mes pritësit të këtij samiti Zoran Zaev me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç biseda u zhvendos në një darkë zyrtare në një nga restorantet e Ohrit.

Në pamjet e siguruara nga RTV Ora News, Rama ka zgjedhur të ulet në tryezë përballë presidentit Vuçiç, teksa në krah të këtij të fundit është ulur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, e cila po ndjek nga afër Samitin.

Ndërkohë axhenda e të dielës do të nisë me mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Në Samit mungon Kosova. Presidenti Thaçi tha se ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se Kosova nuk merr pjesë në një Samit me shtete që nuk e njohin.

Pas mbledhjes, të dielën në 12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët. Më pas Rama do të ketë dhe një bashkëbisedim me gazetarët nga Tirana që po ndjekin nga afër këtë samit.

Pas mbylljes së punimeve të Samitit të Ohrit pritet të ketë një Samit në Tiranë që me shumë gjasa mund të mbahet në muajin dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat