Ambasadori italian përshëndeti iniciativën për “Shengenin e vogël” dhe kërkon heqjen e taksës nga qeveria e re e Kosovës

Lajme

Ambasadori italian përshëndeti iniciativën për “Shengenin e vogël” dhe kërkon heqjen e taksës nga qeveria e re e Kosovës

Nga: F.B Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 09:26
Karlo Lo Kasho

Ambasadori italian në Serbi Karlo Lo Kasho ka përshëndetur iniciativën e presidentin Vuçiq dhe kryeministrave Rama e Zaev të Shqipërisë dhe Maqedonisë për “Shengenin e vogël”, shkruan “Kurir” përcjell “Bota Sot”.

“Kemi përcjell me interesim iniciativën pas takimit të Vuçiqit me Ramen dhe Zaevin në Novi Sad, jemi të bindur se bashkëpunimi ndërmjet këtyre vendeve dhe regjionit është parakusht i tejkalimit të çështjeve të së kaluarës dhe përcaktim i qëllimeve dhe interesit të përbashkët, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve” ka thënë Kasho.

Duke fol për atë se si Italia sheh hapat e mëtutjeshëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Kasho ka thënë se me rëndësi është që të dy palët sa më parë të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

"Presim që qeveria e re në Prishtinë me të marr përgjegjësinë të veprojë në frymën e dialogut dhe heqjen e tarifës, jemi të sigurt që edhe pala tjetër në Beograd të kontribuoj në nisjen e dialogut” ka thënë ai.

 Ai ka vlerësuar se refuzimi i nisjes së bisedimeve  të bashkëngjitjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore ishte gabim i madh dhe porosi ekeqe për Ballkanin.

“Sipas mendimit tonë, duhen shpërblyer Shkupi dhe trimëruar Tirana për vazhdimin e reformave, në të njëjtën kohë të dërgohen sinjale Malit të zi dhe Serbisë por edhe gjithë Ballkanit për perspektivën e vazhdueshme evropiane për to", deklaroi Kasho.

 Ai paralajmëroi se me iniciativë të Italisë për zgjerimin do të diskutohet në kuadër të Këshillit të BE-së me 19 nëntor.

“kreu i qeverisë Gjuzepe Konte përmes angazhimit dhe takimeve ka dëshmuar përkushtimin për Ballkanin, ai është kryeministri i vetëm që ka takuar krerët e shteteve në Beograd edhe Tiranë dhe ta takuar kryeministrin maqedon në Romë. Në momentet më të vështira duhet trimëruar vendet e regjionit që të vazhdojnë me përpjekjet e filluara ", ka thënë Kasho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat