"Ne kuptojmë interesat e Serbisë, presim që ato të respektohen edhe nga Rusia"

Lajme

"Ne kuptojmë interesat e Serbisë, presim që ato të respektohen edhe nga Rusia"

Nga: F. B. Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 08:59
Putin

Politika e ShBA-ve ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar dhe është e njëjtë tash e disa vite. Presim që partnerët serb përfshirë edhe Rusinë të respektojnë interesat strategjike të Serbisë, i kanë thënë gazetës "Politika" në ambasadën amerikane në Serbi, përcjell “Bota Sot”.

"Ne kuptojmë interesin e Serbisë se duhet të zhvilloj raporte pozitive me një varg të partnerëve dhe do të pritnim që edhe partnerët tjerë serb të tregojnë respektimin dhe mbështetje për qëllimet strategjike serbe", është përgjigjur në pyetjen e shtruar nga gazeta nëse raporti i Pentagonit ku thuhet se Serbia është duke lëshuar më së shumti pe ndaj ndikimin rus në Ballkan dhe nëse kjo ndikon në kursin e ardhshëm të Uashingtonit ndaj Beogradit.

Gazeta beogradase ka shkruar se raporti i ministrisë amerikane të mbrojtjes ku analizohet raporti mes Serbisë dhe Rusisë, Serbisë dhe Prishtinës dhe Serbisë me BiH dhe Maqedoninë Veriore është e majit që shkoi por është aktualizuar pas deklaratës së profesorit dhe analistit amerikan Eduard Xhozef se "raporti i Perëndimit ndaj presidentin Vuçiq duhet të ndryshoj", posaçërisht si thuhet për shkak të bashkëpunimit me kundër-zbuluesit rus.

Sipas mendimit të Xhozef, raporti është me rëndësi pasi” zyrtarisht vërteton atë në çka është dyshuar kaherë”, e kjo është se Serbia intensifikon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, ndërkohë që "në të njëjtën kohë në planin e brendshëm bën hapa prapa në reforma dhe demokratizimin e vendit kishe në përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës".

Në ambasadën amerikane në Beograd thonë se ShBA në tërësi mbështesin qëllimin e Serbisë në rrugën e integrimit dhe anëtarësimit në BE.

"Po ashtu respektojmë politikën serbe të neutralitetit. Angazhimi ynë me Serbisë dhe ndihmën teknike amerikane  që po realizohet përmes USAID-it ka për qëllim që të ndihmoj Serbinë në arritjen e qëllimeve të vendosura – integrimin evropian", kanë thënë për "Politika" nga ambasada amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat