Vuçiq: Jam në shenjën e Albin Kurtit

Lajme

Vuçiq: Jam në shenjën e Albin Kurtit

Nga: F. B. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:49
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Albin Kurti me tri parimet e tij për dialog ka nisur të merret me çështjet e politikës së kuadrove në Beograd, por edhe është e “qartë që edhe në Prishtinë po udhëhiqet fushatë kundër tij e njëjtë me atë në Beograd”, shkruan “Blic”, përcjell “Bota Sot”.

“Atë që ka thënë ai për mua është kompliment, sepse kundër meje po bëhet fushatë për tradhtarin e madh dhe kjo fushatë është e njëjtë edhe këtu. Vetëm një shenjë e kanë, e rastësisht ajo jam unë, askënd tjetër nuk përmendin”, tha Vuçiq.

Si shtoi ai “se nuk duan të më shohin përtej rrugës, kjo është në rregull".

“Mirë është që ka nis të merret me politikën e kuadrove  dhe me atë se kush duhet të udhëheq dialogun dhe delegacionin tonë” – theksoi në mënyrë ironike.

Vuçiq shtoi se është mirë që shqiptarët të gjithë bashkësisë ndërkombëtare i thonë se janë ata që vendosin kush do negocioj në emër të Beogradit.

Ai është i bindur se Kurti ka edhe problemin “si të përballet me te pas k[rrënimit që ka thënë për vajzën e tij minore ".

“Shqetësohet si do i përgjigjem, atij trimi të madh, që lëndon një vajzë të vogël. Për atë nuk është i sigurt si mund të duket takimi” – tha Vuçiq.

Në pyetjen si e komenton konstatimin se “do të përfundojë si Aleksandar Obrenoviç", presidenti Vuçiq sipas “Blic” tha se" në kohët moderne më lehtë do të ishte si Aleksandar Karagjorgjeviç".

“Të përfundojë si Aleksandar Obrenoviç? Por në kushte moderne më lehtë do të ishte si Aleksandar Karagjorgjeviç” ka thënë shkurt Vuçiq për gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat