Geci: Kjo fotografi tregon që punëtori bëhet më i madh se shefi!

Lajme

Geci: Kjo fotografi tregon që punëtori bëhet më i madh se shefi!

Nga: N.Sh Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 19:10
Glauk Konjufca dhe Kadri Veseli

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Esati, ka komentuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të ri të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Konjufca sot u zgjodh në këtë post nga Kuvendi i Kosovës, por që nuk dihet se sa do t’i zgjas, pasi kjo varet krejt nga partia e tij e cila nëse nuk bën koalicion me LDK-në, me siguri që do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Geci, i cili ishte edhe truprojë e presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, ka publikuar një fotografi të Glauk Konjufcës së bashku me Kadri Veselin.

Ai shkruan se në këtë fotografi tregohet se punëtori bëhet më i madh se shefi.

“Urime zgjedhja e Kryetarit te Kuvendit, kjo foto kallëzon qe punëtori bahet ma i madh se shefi, Urime Urime Kosovë”, shkruan Geci.

E me këtë Geci ka aluduar se Glauk Konjufca ishte në SHIK, shërbim ky i udhëhequr nga Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat