PDK tallet me VV-në dhe LDK-në përmes një video të Kadri Veselit ku shkrihet së qeshuri

Lajme

PDK tallet me VV-në dhe LDK-në përmes një video të Kadri Veselit ku shkrihet së qeshuri

Më: 10 janar 2020 Në ora: 18:43
Kadri Veseli

Dhjetëra aktivistë e zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të tallen me negociatat mes LDK-së dhe VV-së për qeverisje.

Ata po shpërndajnë një video të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, të cilën e kishte xhiruar gjatë fushatës zgjedhore, ku shihet me futbollistët e Kosovës duke qeshur.

Këtë video aktivistët po e shpërndajnë duke ironizuar me përpjekjet e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit i zgjedhur më 26 dhjetor. Ai e ka shprendarë këtë video në Instagramin e tij.

Me mbishkrimin që rikujton deklaratën e Albin Kurtit se ‘“Thojshin për 72 orë e bëjmë Qeverinë”’, kjo është videoja që po shpërndajnë këto faqe:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat