Basha mbron Haradinajn: Pseudo-padia e Ramës perversitet i shëmtuar antikombëtar

Lajme

Basha mbron Haradinajn: Pseudo-padia e Ramës perversitet i shëmtuar antikombëtar

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:42
Ramush Haradinaj dhe Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngritur padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Padia e Ramës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe përmban mbi 30 faqe.

Padia pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve dhe tash Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.

“Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar antikombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës”, tha kreu i PD.

“Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar,” shkruan Basha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat