A po i sjell Grenell Vuçiqit “Dejtonin e ri”?

Lajme

A po i sjell Grenell Vuçiqit “Dejtonin e ri”?

Nga: F.B Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:22
Pamje nga takimi

Sot Vuçiq do të takoj të dërguarin e presidentit Tramp për dialog Riçard Grenel ka njoftuar shërbimi për media i presidencës, ndërkohë mediet shtojnë pyetjen nëse ai i sjell Vuçiqit “Dejtonin e ri”, shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.

Grenel arriti në Beograd pas vizitës së Prishtinës, ku kërkoi heqjen e tarifës ndërsa nga Beogradi tha se do të kërkoj ndalimin e fushatës së tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Mediet thonë se Amerika dëshiron zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës dhe finalizim të marrëveshjes nga të dy palët në një konferencë të llojit “Dejtoni i ri”.

Sipas " telegrafit serb", për arritjen e marrëveshjes sikur ajo e përfundimit të konfliktit në BiH që ndodhi në Dejton, nuk ka afate dhe datë të caktuar po është vendosmëria e Grenel të cilit i besoi Tramp që ta kryej këtë punë me sukses.

Gazeta thotë se marrëveshja amerikane përfshinë heqjen e tarifave, vazhdimin bisedimeve të përshpejtuara, korrektimin e kufijve, investime ne regjion, “posaçërisht “veriu Kosovës të i bashkëngjitet Serbisë”, nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe integrimi në BE”.

"Këto nuk janë gjëra që arrihen brenda ditës, por tema që lideri amerikan dëshiron të i përfundoi në mënyrën që të sigurohet kompromis i përhershëm nga dy palët ", transmeton “Telegrafi serb” nga burime anonime.

Përveç segmentit politik sipas këtyre burimeve nuk përjashtohet ndarja e krahinës” ku veriu i bashkohet Serbisë”, ndërsa Grenel ka planin për pako ekonomike.

Biseduesit e “telegrafit serb” thonë se Grenel tash insiston vetëm në planin ekonomik pasi pas lidhjes dhe bashkëpunimit lehtësohet puna e mëtutjeshme.

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh tha se pikërisht investimet “në Kosovë dhe Serbi” mund të lehtësojnë arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të raporteve.

" I gjithë problemi i Kosovës mund të i afrohet normalizimit para së gjithave të raporteve mes serbëve e shqiptarëve përmes interesit ekonomik. Grenel vendos ekonominë në plan të parë në bazë të dobisë asaj që i shërben ekonomisë dhe interesave ", tha Çadezh.

Sipas tij është me rëndësi se Uashington mban fokusin këtu “pasi shumë kohë nuk ishim në radar dhe kjo ka rëndësi të kemi partner të fortë si garant për BE dhe veprimet e mëtutjeshme ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat