Brnabiç nga Londra kërkon heqjen e taksës

Lajme

Brnabiç nga Londra kërkon heqjen e taksës

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:43
Pamje nga Samiti në Londër

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç porositi në Londër në Samitin për Ballkanin Perëndimor se Prishtina duhet të heq taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të lehtësohet tregtia dhe të krijohet ambient i volitshëm afarist, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

“Për fat të keq kemi taksat ndaj mallrave serbe të vendosur nga Prishtina, shpresoj që Kurti të shqyrtojë ato dhe të mendojmë për lehtësimin e tregtisë mes nesh dhe të krijojmë ambient afarist”, tha ajo në panelin ku merrte pjesë edhe Kurti.

Ajo tha se duhet të jemi pragmatik rreth këtyre gjërave, sepse njerëzit që jetojnë në regjion presin dhe shpresojnë ardhmërinë ndryshe.

“Kemi potenciale dhe mendoj se është përparësi që të drejtojmë vendet edhe ekonomitë në kohën e revolucionit industrial, që ofron kushte specifike. Duhet që të kthejmë mendimin pragmatik dhe të punojmë në rritjen e kualitetit të jetës. Kjo është mundësi për të gjithë ne”, tha Brnabiç.

Ajo përkujtoi se në vitin që shkoi kishte sfida ndarëse në regjion, por fal forumeve si ky në Londër dhe atij në Berlin kemi më shumë marrëveshje të nënshkruara si ai për rooming.

Brnabiç nënvizoi se në nivelin politik ka sfida të caktuara që duhen të zgjidhen, të cilat nisen nga fakti se perspektiva evropiane ka mbetur e humbur, pasi Shqipëria edhe Maqedonia nuk morën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat