U gjet trupi i një personi të vdekur ne Dren të Leposaviqit – i vëllai e kishte raportuar si të zhdukur dy ditë më herët

Lajme

U gjet trupi i një personi të vdekur ne Dren të Leposaviqit – i vëllai e kishte raportuar si të zhdukur dy ditë më herët

Nga: F. B. Më: 29 prill 2020 Në ora: 10:47
Ilustrim

Trupi i një serbi është gjetur sot në mëngjes në fshatin Dren rreth 500 metra larg shtëpisë së tij ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin veri Branislav Radoviç, sipas tij bëhet fjalë për mashkullin 52 vjeçar zhdukjen e të cilit t ka raportuar i vëllai dy ditë më parë.

“Personi që ka raportuar zhdukjen e të vëllait kishte deklaruar se nuk e kishte parë që nga ora 16 e ditës kur u lajmërua (ora 23.00) si i zhdukur dhe nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike. Dje patrulla të policisë kishin nisur kërkimin dhe sot është gjetur rreth 500 metra larg shtëpisë me një plagë në gjoks. Afër trupit është gjetur edhe një pushkë automatike AK–47 dhe dy kuti me nga 30 fishekë të kalibrit 7,62 dhe gëzhoja e kalibrit të njëjtë” ka thënë Radoviç për Kosovonline.

Ai ka shtuar se mjeku ka konstatuar vdekjen e tij ndërkohë njësia hetuese regjionale ka kryer vend-shikimin në vendin e ngjarjes.

“Prokurori kujdestar që është njoftuar me rrethanat e ka karakterizuar si rast i vdekjes së dyshimtë dhe ka urdhëruar kryerjen e obduksionit” ka njoftuar Radoviç duke shtuar se aktualisht nuk ka të dyshuar për implikim në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat