Mbyllja e restoranteve të dasmave, Labinot Tahiri paralajmëron protesta

Lajme

Mbyllja e restoranteve të dasmave, Labinot Tahiri paralajmëron protesta

Nga: G.B Më: 2 maj 2020 Në ora: 10:44
Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar ashpër pas masave lidhur me pandeminë, se këtë verë nuk do të mbahen ahengje në restorante.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si këngëtarë ata kanë marrë kopare dhe ato nuk mund të kthehen pasi i kanë shpenzuar dhe ata duhet të paguajnë kredi, kështu që bankat nuk presin, përcjell Bota sot.

Labi ka thënë se duhet të merret seriozisht kjo temë ose do të thërrasë protesta, duke shtuar rreth 30 mijë punëtorë mbesin pa punë.

Në fund, ai ka thënë se nuk ka kurrfarë virusi, pasi gjatë tërë kohës ka vizituar shumë njerëz pa mbrojtje, maska dhe dorëza dhe asgjë nuk i ka ndodhur.

Postimi i tij plotë në Fcebook:

Përshëndetje!

REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!

Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise!

1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen!
2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €
3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?
4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!

Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.

A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?

Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!

Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.

Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!

Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e
ESTRADES

Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat