Limaj kujton nënën e ndjerë: Nënë e bashkudhëtare në lirinë e Kosovës

Lajme

Limaj kujton nënën e ndjerë: Nënë e bashkudhëtare në lirinë e Kosovës

Më: 19 maj 2020 Në ora: 17:21
Fatmir Limaj dhe nëna e tij

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka përkujtuar 11 vjetorin e vdekjes së nënës së tij, të cilën e ka quajtur nënë e bashkudhëtare në lirinë e Kosovës.

Askush si nënat nuk e di se nëpër çfarë vuajtje e dhimbje kanë kaluar për të ardhur deri të liria, ka shkruar Limaj, në postimin e tij, të cilin e ka përcjellë edhe më fotot e nënës së ndjerë.

Postimi i plotë i Limajt

Nënë e bashkudhëtare në lirinë e Kosovës. Askush si nënat nuk e di se nëpër çfarë vuajtje e dhimbje kanë kaluar për të ardhur deri te liria.

11 vjet pa ty!

Prehu në paqe nënë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat