Policia e Ulqinit, padi ndaj kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe

Lajme

Policia e Ulqinit, padi ndaj kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Policia e Ulqinit, përmes një njoftimi bëri të ditur se të enjten paraqiti një padi penale ndaj kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç.

Në njoftimin e policisë theksohet se ky veprim është bërë “për shkak të veprës penale, të ndërtimit të një objekti fetar pa regjistrim dhe pa dokumentacionin përkatës për ndërtim, i cili është bërë pranë një manastiri në fshatin Zogaj të Ulqinit.”

Të mërkurën inspektorët shembën objektin e ndërtuar pa leje, i cili sipas Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi, është ndërtuar në kundërshtim me ligjin për planifikimin hapësinor të Malit të Zi.

Në Mal të Zi vazhdon përshkallëzimi i tensioneve midis qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila në fillim të këtij viti, por edhe gjatë kohës së pandemisë organizoi protesta kundër ligjit për fenë, të miratuar nga Parlamenti malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat