Qytetarët rrezikojnë shëndetin duke pritur në radhë te Qendra e Regjistrimit Civil

Lajme

Qytetarët rrezikojnë shëndetin duke pritur në radhë te Qendra e Regjistrimit Civil

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:08
Qytetarët

Radhë të gjata janë krijuar te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës, kështu duke u rrezikuar edhe shëndeti i qytetarëve pasi nuk respektohet distanca. Qytetarët ankohen për vonesa në shërbime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në vazhdimësi është duke i bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë mirëpo, një gjë të tillë nuk po e respektojnë qytetarët.

Në Qendrën e Regjistrimit Civil gjatë ditës së sotme radha e pritjes ka qenë mjaftë e gjatë dhe pa distancë e madje disa qytetarë as nuk kanë vendosur maska.

Kjo gjë vërtetohet në fotografitë që lexuesit kanë derguar. 

Pavarësisht se brenda objektit të Qendrës së Regjistrimit Civil asnjë qytetarë nuk lejohet të hyjë po që se nuk ka maskë, gjatë pritjes para objektit të kësaj Qendre qytetarët nuk po kujdesen për shëndetin e tyre.

Qytetarët janë ankuar se po u duhet të presin gjatë para sporteleve për regjistrimin e automjeteve.

Nga ana tjetër, në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur për lajmi.net se tollovit janë shkaktuar për shkak masave të IKSHP-së.

“Pritjet janë duke u shkaktuar së pari si pasojë e pezullimeve të shërbimeve gjatë kohës së pandemisë dhe tashmë janë duke u shkaktuar për shkak ë rekomandimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë për mbajtje të distancës. Përkundër faktit se Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve janë duke punuar me staf të plotë dhe pa ndërprerje nga ora 8:00 deri në ora 16:00, është e pamundur që të evitohen pritjet e palëve për shkak të grumbullimit të rasteve nga periudha e pandemisë. Shpresojmë se kjo gjendje brenda disa ditëve do të tejkalohet”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim me Publikun të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat