Vihet gurthemeli i Kullës Basri Canolli, në përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut

Lajme

Vihet gurthemeli i Kullës Basri Canolli, në përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim

inistrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë në përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut, Basri Canolli.

Me këtë rast është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Kullës së heroit Basri (Halil) Canolli – Shpendi, në Marec, investim i MKRS-së, objekt i trashëgimisë i cili që do ta mbajë emrin e tij.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-deputetë të zonës dhe bashkëluftëtarë të heroit Canolli.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi, tha se shteti e ka për obligim të kujtojë sakrificën e atyre që kanë kontribuuar në lirinë e vendit dhe MKRS-ja po investon në krijimin e kushteve për dokumentimin e tillë.

“I kemi gjeneratat që vijnë pas, fëmijët tonë që duhet t’i tregojmë për rrugëtimin të Basriut edhe të shokëve të tij, të cilët kanë rënë për liri. Çdo tullë e kësaj kulle do ta tregojë historinë e popullit tonë, historinë e Gollakut dhe të gjithë përpjekjes tonë për liri. Dua ta falënderoj familjen që na ka qëndruar afër në realizimin e këtij projekti”, tha Dumoshi.

Ajo vlerësoi se duke i nderuar luftëtarët e gjakun tonë, ne do ta gëzojmë lirinë dhe ky investim i ministrisë është një dokumentim i historisë tonë të lavdishme që ajo mos të harrohet.

MKRS-ja për realizimin e këtij projekti do të investojë mbi 60 mijë euro dhe pritet të finalizohet për katër muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat