Për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, ishin pezulluar edhe aplikimet për viza nëpër ambasadat në Kosovë.
E Ambasada e Italisë ka njoftuar se që nga data 22 qershor, këto aplikime do të pranohen.
Sidoqoftë, aplikimet do të pranohen vetëm për disa kategori të kufizuara të vizave.
“Nga 22 qershori, Ambasada do të rifillojë pranimin e aplikimeve për vizë për disa kategori të kufizuara vizash”, thuhet në njoftim.