Kabineti i presidentit të Serbisë: Grenell në konsultim me Vuçiqin vendosi të shtyjë takimin

Lajme

Kabineti i presidentit të Serbisë: Grenell në konsultim me Vuçiqin vendosi të shtyjë takimin

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 18:40
Aleksandar Vuçiq dhe Richard Grenell

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për situatën e krijuar pas ngritjes së akuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kabineti i presidentit të Serbisë, Vuçiq, ka dhënë një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, për këtë temë.

“Në konsultim me presidentin Vuçiq, Grenell, pas anulimit nga ana e shqiptarëve, ka vendosur të shtyjë takimin”, kanë thënë nga kabineti i presidentit serb.

Më herët gjatë ditës Grenell ka shkruar se takimi i paraparë për 27 qershor në Uashington, do të ricaktohet.

Të mërkurën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin në Uashington, ndërsa këtë të enjten e bëri edhe kryeministri Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat