Të premten u pa në Gjykatë, Abazi jep versionin e tij për 1 milionshin e “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”

Lajme

Të premten u pa në Gjykatë, Abazi jep versionin e tij për 1 milionshin e “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:58
Haki Abazi dhe Jeta Xharra, Dajana Berisha

Zyrtari i VV’së dhe ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, të premten ishte paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin e “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”, kjo pasi që emri i tij përmendet në padinë që  Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi kanë ngritur kundër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës.

Istrefi, Ejupi e Azemi në padinë e tyre thonë se bashkë me Xharrën e Dajana Berishën kanë qenë anëtarë bordi të “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”, derisa akuzojnë dy të fundit për uzurpim të bordit të organizatës.

Të tre gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata që të caktojë një masë të përkohshme, pasi thonë se kanë frikë që Jeta Xharra e Dajana Berisha bashkë me anëtarët e rinj të bordit, mund të tjetërsojnë pronën prej 1 milion eurove të blerë me ndihmën e Haki Abazit.

Për këtë rast, Haki Abazi, sot ka zgjedhur të flasë edhe publikisht. Megjithatë s’ka dhënë ndonjë detaj që mund të sqarojë përfshirjen e tij në këtë rast, por vetëm ka potencuar se bordi i ri i në të cilin janë pjesë Jeta Xharra, Dajana Berisha, Faik Ispahiu, Luan Dalipi e Fatos Lajçi, është themeluar sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat