Mihajloviç: Protestat janë përpjekje që të dobësohet Serbia para bisedimeve për Kosovën

Lajme

Mihajloviç: Protestat janë përpjekje që të dobësohet Serbia para bisedimeve për Kosovën

Nga: F.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 11:07
Zorana Mihajloviç

Nënkryetarja e Qeverisës së Serbisë Zorana Mihajloviç ka deklaruar se “protestat janë përpjekje e dobësimit të Serbisë para bisedimeve për Kosovën” , shkruan Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Në kohën kur po bëjmë bisedime për Kosovën dhe kur duhet që të jemi shtet i fortë dhe i bashkuar, po ndodhin këto protesta që dëmtojnë imazhin e vendit tonë. Nuk do të thosha se janë të rastësishme, po shihen iniciuesit dhe partitë opozitare politike që duan të mbështeten në qytetarë por edhe huligan që sulmojnë institucionet” tha Mihajloviç për TV Hepi.

Ajo ka përkujtuar se partia në pushtet ka fituar 60 për qind të mbështetjes së qytetarëve dhe është e papranueshme që ata janë për bojkot të zgjidhjeve si dhe ata që nuk kanë mundur të kalojnë pragun, tash duan që të vijnë në pushtet u kumtua nga nënkryetarja e Qeverisë.

Zorana Mihajloviç ka shtuar se protesta e ditëve tjera e shkatërrojnë imazhin e Serbisë edhe në lidhje me investimet e reja dhe zhvillimin ekonomik e para së gjithave për sigurinë shëndetësore dhe gjithë këto tubime do të duken me numrin e të prekurve nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat