Haradinaj-Stublla: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, duhet të përmbyllet

Lajme

Haradinaj-Stublla: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, duhet të përmbyllet

Nga: B.F Më: 27 korrik 2020 Në ora: 12:52
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Linas Linkevičius.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla , përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot ka pasur një bisedë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevičius.

Ajo ka thënë se e ka falenderuar Ministrin për përkrahjen e Lituanisë, e cila është. Njohëse e hershme e Pavarësisë së Kosovës dhe përkrahëse e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës,transmeton “Bota sot”.

Tutje ajo ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet.

Postimi i plotë:

Pata një bisedë shumë konstruktive me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevičius.

E falënderova për përkrahjen e Lituanisë, si njohëse hershme e Pavarësisë së Kosovës dhe përkrahëse e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Theksova që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet, dhe dialogu Kosovë-Serbi duhet të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat