Ministria e Jashtme e Rusisë: Shtetet e Bashkuara po armatosin Prishtinën në dëm të paqes në Ballkan

Lajme

Ministria e Jashtme e Rusisë: Shtetet e Bashkuara po armatosin Prishtinën në dëm të paqes në Ballkan

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 09:38
Foto

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Alexei Zaitsev tha se ky vend po përcjell shqetësim informacionin për shpërndarjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake amerikane tek autoritetet në Prishtinë.

Në deklaratën e kësaj ministrie, që e përcjell Tanjug Zajcev theksoi se “Shtetet e Bashkuara po vepronin në mënyrë të hapur, në dëm të përpjekjeve ndërkombëtare që synojnë sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe për këtë arsye nuk pajtohen me militarizimin e Republikës së vetëshpallur të Kosovës”.

Zajcev thotë se “ideja e Washintonit është të ndihmojë shqiptarët e Kosovës të formojnë ushtrinë e tyre, por që kjo shkel rëndë pikat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, që parashikon çmontimin e çdo formacioni të militarizuar të shqiptarëve të Kosovës, duke lejuar praninë e një kontigjenti ekskluzivisht paqeruajtës ndërkombëtar në krahinë”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk janë indiferentë ndaj situatës në Ballkan dhe e ardhmja e këtij rajoni të ndjeshëm, të mos lejojnë hapa që janë të rënduar nga destabilizimi i tij, rritja e potencialit të konfliktit eksploziv”, tha Zajcev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat