Edhe 19 persona të prekur nga Covid-19 në mjediset serbe në 24 orët e fundit

Lajme

Edhe 19 persona të prekur nga Covid-19 në mjediset serbe në 24 orët e fundit

Nga: F.B Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Në mjediset serbe në Kosovë nga virusi Corona janë prekur edhe 19 persona në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e të prekurve në 818, ndërkohë që raste aktive me virus janë 535 raste të infektimit, ka njoftuar shtabi i krizës, shkruan Tanjug, transmeton “Bota Sot”.

Nga shtabi i krizës në Mitrovicë është kumtuar se në 24 orët e fundit në mjediset serbe janë kryer 60 testime prej të cilave 19 rezultuan pozitiv.

Nga këta persona të prekur nga veriu në Mitrovicë janë 5, nga Leposaviqi 4, Zveçani janë 3 dhe nga Zubin Potoku 2 persona.

Ndërkohë, nga mjediset tjera në komunat tjera të Kosovës me serb, në Shtërpcë pozitiv kanë rezultuar 2 persona, po aq edhe në komunën e Gjilanit, ndërsa në Prelluzhë të Vushtrrisë 1 person.

Ndërkohë, si dihet në 24 orët e fundit në gjithë Kosovën pozitiv kanë rezultuar gjithsejtë 236 persona, ndërkohë që 9 persona kanë vdekur ka njoftuar Instituti për shëndet publik në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat