Kështu dukej Zahir Pajaziti në rini

Lajme

Kështu dukej Zahir Pajaziti në rini

Nga: A. J Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:28
Zahir Pajaziti

Zahir Pajaziti emër që le në kujtesë luftën e një ushtari e komandanti që nuk trembej nga asgjë e që synim kishte çlirimin e vendit nga okupuesi serb.

Heroi i Kosovës dhe Komandanti i UÇK-së, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

Image
Zahir Pajaziti

 

Zahiri ishte drejtuesi i njërës nga degët e mëdha të luftës, që më pas, natyrshëm, është shkrirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë drejtues i njërës nga degët e mëdha të luftës, ai ishte njëkohësisht edhe njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por si dukej Zahiri në moshën e rinisë, jua sjellim një foto që pak është parë më herët ku tregoj një djalosh bujar i cili që nga rinia e tij Kosovën dhe çlirimin e saj e kishte ëndërr.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat