Sot fillon vjeshta

Lajme

Sot fillon vjeshta

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 08:23
Gërmia në vjeshtë (nga arkivi)

Vjeshta për banorët e hemisferës veriore të Tokës do të fillojë sot në orën 15 e 30 minuta.

Në këtë çast Dielli gjendet në vijën e ekuatorit, përkatësisht kalon nga henisfera veriore në atë jugore.

Astronomët thonë se në të njëjtën kohë, për banorët e hemisferës jugore, fillon pranvera. Shoqërimi më i madh i Diellit me ta do të zgjasë deri më 20 Mars 2021.

Ditën e fillimit të vjeshtës në Prishtinë dielli ka lindur në ora 6:23, ndrësa do të perëndojë në ora 18:31, që do të thotë se dita zgjatë 12 orë e 8 minuta, ndërsa nata 11 orë e 52 minuta.

Në ditën e ekuinoksit të vjeshtës, dita dhe nata nuk kanë të njëjtën gjatësi, sepse Toka ka një atmosferë, e cila bën që Dielli të duket më lart në horizont. Dita dhe nata do të kenë të njëjtën gjatësi më 25 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat