Anulohet protesta e Shoqatës së Fermerëve të Qumështit

Lajme

Anulohet protesta e Shoqatës së Fermerëve të Qumështit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:00
Foto Ilustrim

Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit, përfaqësues të pikave grumbulluese të qumështit, kanë mbajtur një takim me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, pas të cilit kanë vendosur ta anulojnë protestën e paraparë për datën 23 shtator.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga kjo shoqatë.

“Duke u bazuar ne zotimet e ministrit z.Besian Mustafa se janë duke vepruar si qeveri qe shume shpejt ky problem te zgjidhet, po ashtu drejtori I qumështores Vita duke u bazuar ne premtimet e qeverise e anuloj vendimin me te cilin ditën e hënë 21.09.2020 parashihej ndërprerja e pranimit te qumështit si nga fermerët po ashtu nga pikat grumbulluese.

Vendimi për pranimin e qumështit do te zgjatet deri me datën 01.10.2020 me mundësi te rishqyrtimit te këtij vendimi nëse qeveria merr hapa konkret”, thekson komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat